Turqi, asgjësohen 30 ton eksploziv të terroristëve të PKK-së

Ekipi i AA-së ka filmuar operacionin e sotëm të çmontuesve, të cilët shkatërruan 4.5 ton material të rëndë shpërthyes

SIRNAK (AA) – Në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste PKK, forcat turke të sigurisë shkatërruan katër ton nitrat të amonit, e cila përdoret për prodhimin e mjeteve shpërthyese, të cilat janë gjetur gjatë një kontrolli në bodrumin e një shtëpie në qytetin juglindor Sirnak, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast u shkatërruan edhe 500 kilogram mjete të rënda shpërthyes të cilat terroristët i kishin montuar para një ndërtese.

Forcat turke më 14 mars të këtij viti kanë shpallur orën policore në qendër të Sirnakut dhe ksihin nisur operacione të gjera antiterroriste me qëllim të neutralizimit të terroristëve të PKK-së, si dhe heqjen e eksplozivëve, bunkerëve dhe istikameve të vendosura nga terroristët.

Në tre blloqe vazhdon konflikti në mes forcave të armatosura turke dhe terroristëve të PKK-së, ndërsa ekipet e çminimit pastrojnë terrenin nga minat dhe mjetet shpërthyese të cilat terroristë i kanë lënë në pjesët e qytetit ku ishin detyruar të tërhiqen.

Në kuadër të operacioneve anti-terroriste në Sirnak janë neutralizuar 335 terroristë të PKK-së, kurse ekipet e çminimit kanë shkatërruar gjithsej 927 mjete shpërthyese që terroristët kishin vendosur nëpër rrugë, ndërtesa, xhami, shkolla ​​dhe shtëpitë e banimit.

 

Artikulli paraprakTurqi, vriten 11 terroristë të PKK-së
Artikulli vijuesDjaloshi besimtar nga Istogu gjen portofolin me plot para, ia kthen pronarit