Gjendet e dëmtuar kutia e zezë e avionit të rrëzuar

Kutia e zezë është gjetur në vendin e aksidentit e cili do të zbulojë se çfarë ndodhi me avionin pasi e humbi kontaktin me kontrollin fluturues të Francës. 
AFP thekson se kutia është gjetur e dëmtuar, transmeton koha.net.
 
Operacioni i kontrollimit të terrenit pas rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë “Germanwegs” në Alpet jugore franceze ka vazhduar sot në mëngjes, raporton BBC.
 
Nëpër mot të vrenjtur dhe me temperaturë nën zero gradë celsius, helikopterët fluturojnë nëpër rajonin e gjerë me copa të aeroplanit të rënë që fluturonte dje në vijën Barcelonë – Duseldorf.
 
Operacioni mund të zgjasë me ditë të tëra në rajonin e vështirë me përplot hone ndërmjet Dinjës dhe Barselonetës.
 
Vendin e aksidentit sot pritet ta vizitojnë liderët e Gjermanisë, Francës e Spanjës.
 
Avioni Erbas A320 është rrëzuar dje. Ai në bord kishte 144 udhëtarë dhe 6 anëtarë ekuipazhi.
 
Në mesin e viktimave mendohet të jenë 67 shtetas gjermanë ndër të cilët 16 nxënës, 45 udhëtarë me emra spanjollë si dhe shtetas të Australisë, Turqisë, Danimarkës, Holandës e Belgjikës.
Artikulli paraprakNesër fillon raundi i radhës për necgociatat mbi programin bërthamor të Iranit
Artikulli vijuesTurqi: Grabit bankën për shëruar fëmijën e tij!