TURQI – KLINTON: SIRIA NUK DUHET TË SHNDËRROHET NË BAZË PËR PKK-NË

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton deklaroi të shtunën në Stamboll se Siria nuk duhet të shndërrohet në një ”bazë mikpritëse” për organizatën terroriste separatiste ”PKK”.

”Siria, nuk duhet të shndërrohet në një vendstrehim të sigurt për terroristët e PKK-së”, deklaroi Klinton, gjatë një konference të përbashkët me kreun e diplomacisë turke, Ahmet Davutollu.

Ankaraja e ka akuzuar Damaskun se po mbështet PKK-në, e cila ka intensifikuar sulme terroriste që nga korriku, në zonën juglindore të Turqisë.

Artikulli paraprakTalibani vret 11 policë afganë
Artikulli vijuesMOSKË – NGRIHET PËR TË SHTATËN HERË ÇADRA E RAMAZANIT