Turqi: Mbi 120 mijë hafiza të Kuranit

Departamenti i Çështjeve fetare që vepron në kuadër të Diyanetit (Drejtoria e Çështjeve Fetare në Turqi) ka thënë se numri i hafizave në Turqi në vitin 2015 ka arritur ne 120 mijë.

Benjamin Albayrak, kryetar i Departamentit, gjatë ndarjes së diplomave në fakultetin e Malatiyas foli për rëndësinë e mësimit të Kuranit përmendsh dhe rëndësinë e shkencave islame.

Ai tha se Diyaneti u jep përkrahje të plotë të gjitha qendrave për mësimin e Kuranit që janë të shpërndara nëpër Turqi.

Ai përmendi se në Turqi ka afër 300 konvikte ku qëndrojnë 61 e një mijë nxënës që e mësojnë Kuranin përmendsh, ndërsa ka edhe 15 hallka të Kuranit.

Albayrak tha se Diyaneti këtë vit ka ndarë 6150 diploma hafizave të ri të Kuranit, duke shtuar se: “Nga viti 1932 kemi filluar të organizojmë hallka të Kuranit me nëntë persona, ndërsa sot në këtë proces janë përfshirë mbi 19 mijë persona.

(Islampress)

Artikulli paraprakIslami në sytë e Alija Izetbegoviqit për Bosnjën, me pak fjalë
Artikulli vijuesMarinari amerikan pranon Islamin në Xhaminë e Aksasë