Muhammad Ali kritikon Trump-in: Nuk ka asgjë islame në vrasjen e njerëzve

Legjenda e boksit, Muhammad Ali (73), ka kritikuar ashpër deklaratat e kandidatit të mundshëm për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump i cili bëri thirrje për t’iu ndaluar hyrja muslimanëve në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë jam musliman dhe nuk ka asgjë islame në vrasjen e njerëzve në Paris, San Bernardino apo kudo tjetër në botë. Muslimani i vërtetë e di se dhuna e pamëshirshme e të ashtuquajturave xhihadistë islamikë është kundër parimeve të besimit tonë”, ka thënë Ali në një deklaratë zyrtare./AA/

Artikulli paraprakRusët nuk mund të bëjnë “këmisha anti-turke” sepse ende presin materialin turk!
Artikulli vijuesZuckerberg del në mbrojtje të muslimanëve, përkundër Trumpit