Turqi: Operacioni anti-ryshfet kishte në objektiv zgjedhjet lokale 2014

Operacioni antikorrupsion dhe anti-ryshfet ishte një përpjekje atentatore ndaj procesit të zgjedhjeve (lokale), u shpreh Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Efkan Ala, i ftuar në një program të televizionit TRT1.

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Efkan Ala foli për herë të parë…

Efkan Ala i emëruar në vend të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Muammer Gyler, dje ishte i ftuar në një program që transmetohet në kanalin TRT1 të televizionit shtetëror turk.

Ministri Ala vlerësoi procesin që ka filluar në Turqi me operacionin e 17 dhjetorit.

Operacioni antikorrupsion dhe anti-ryshfet ishte një përpjekje atentatore ndaj procesit të zgjedhjeve (lokale), u shpreh Ministri Ala.

“Kishin thurur një kurth inteligjent sipas kapaciteteve që kanë pasur. Duan ta godasin Kryeministrin në çështjen e korrupsionin, ndaj të cilit Kryeministri është shumë i ndjeshëm dhe i kujdesshëm”, shtoi ai.

Duke qenë se ky krim (siç pretendohet) ka dy vjet për të cilin organet përkatëse kanë qenë në dijeni, përse duhej pritur kjo ditë për të bërë këtë operacion, përse autorët nuk janë kapur në flagrancë më herët, bëri pyetjen ministri Ala.

Kostoja shtesë që i ka sjellë ky komplot Turqisë llogaritet në 104 miliardë dollarë… Tani të shikojmë se kush i bleu dollarët? Të gjitha këto do të zbardhen, nënvizoi ai.

Kjo strukturë si rrugë të përshtatshme për të ndikuar në projekte madhore si tuneli nënujor “Marmaray”, aeroporti i 3-të i Stambollit e deri në rrëzimin e qeverisë shikon bërjen e operacioneve të tillë, tha Ala.

Ministri i Punëve të Brendshme Efkan Ala dha edhe sinjale mbi masat që do të marrë qeveria në ditët në vijim.

“Do të bëhet çfarë është e nevojshme për këtë grupim që ka shpalosur kapacitetin për ti shkaktuar dëme vendit. Patjetër që do të merren masat për demokratizimin e mëtejshëm të institucioneve dhe normave të Turqisë, masa të cilat do të parandalojnë kryerjen e punëve e veprimeve të tilla të fshehta dhe një ditë këto organizime duhet të japin llogari përpara politikës”, u shpreh Ala./trt/kohaislame

Artikulli paraprak(Video) Përgjigje ndaj Ramush Haradinaj nga një hoxhë i nderuar cili ka vdekur para disa viteve
Artikulli vijuesLajmi i fundit: Rrjedhje gazi në Tiranë, evakuohen banorët