Nëndetësja më e madhe britanike, që gjuan tomahoka me saktësi mbi 1000 kilometra (Foto)

The new fourth Astute-class nuclear-powered submarine, HMS Audacious, outside its indoor ship building complex at BAE Systems, Burrow-in-Furness. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Friday April 28, 2017. Photo credit should read: Owen Humphreys/PA Wire

Britania e Madhe ka prezantuar nëndetësen e saj më të re. Bëhet fjalë për një prej nëndetëseve më të mëdha të prodhuar në vend, e cila ka një peshë prej 7400 ton dhe kosto prodhimi 1 miliard Paund.
Flotës detare të Britanisë së Madhe i shtohet nëndetësja më e madhe e prodhuar në vend.

Është fjala për HMS Audacious dhe peshon 7400 ton. Ajo u prezantua publikisht në portin e Kambrias, ku do të nisë udhëtimin e saj të parë në det.

Kostoja e prodhimit të saj arrin në 1 miliard Paund. Sipas zyrtarëve të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes duhen 10 vjet për ndërtimin e nëndetëseve të tilla.

Nëndetësja funksionon me energji bërthamore dhe në bord mban raketa Tomahok, në gjendje të godasin me përpikëri objektiva të ndodhura mbi 1 mijë kilometra larg.

Fuqitë e mëdha ushtarake të botës janë përfshirë së fundi në një garë të ethshme armatimesh. Vetëm pak ditë më parë Kina prezantoi aeroplanmbajtësen më të madhe të prodhuar ndonjëherë në vend.

Artikulli paraprakThaçi: Themelimi i Gjykatës Speciale s’ka qenë e lehtë, është barrë e rëndë për një shtet të ri
Artikulli vijues“Irlanda e Veriut mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen”