Televizioni shtetërorë turk ka filluar të emitoj program fetarë në syfyr nga xhamia Aja Sofia dhe kjo është hera e parë që të kryhet ndonjë program fetarë që nga viti 1934 kur kjo xhami u bë muze. Si pjesë e programit fetarë emitohet lexim i Kuranit dhe ligjërata nga ligjërues të ndryshëm islam, shkruan islambosna.
Ky veprim ka shkaktuar reagimin e ashpër të Ministrisë së punëve të jashtme të Greqisë e cila ka thënë se veprimi i autoriteteve turke arrin shkallën e fanatizmit fetarë, dhe se këto veprime nuk janë në harmoni me orientimin demokratik të shoqërisë.
Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtme të Turqisë u ka bërë thirrje grekëve të “përdorin logjikën e shëndoshë” duke thënë se “Greqia pengon ndërtimin e xhamisë në kryeqytetin e saj dhe se përzihet në çështjet e brendshme të Turqisë.
(Islampress)