Shkon në 15 deri tani numri i të arrestuarve nga një operacion i policisë së Turqisë me qendër në Izmir i koduar “përgjimet e paligjshme”. Operacioni është i shtrirë në 11 qytete dhe hetimet janë në vazhdim, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas ankesave të shumta përfshirë këtu akdemikë, policë, ushtarë si dhe nënpunës të shumtë të administratës turke për përgjime të paligjshme, Prokuroria e Izmirit ka ngritur një hetim ku si rezultat i të cilit sot ka filluar një operacion policor i shtrirë në 11 qytete. Operacioni i koduar “përgjimet e paligjshme” ka sjellë të paktën 15 arrestime deri më tani dhe është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në qytetet në fjalë në të njëjtën kohë.
Prokuroria kishte nxjerrë 26 urdhër kontrolli dhe arrestimesh nga të cilët deri më tani 15 prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në Drejtorinë e Policisë së Izmirit. Ndërkohë sipas infromacioneve në kuadër të urdhëresave të prokurorisë për kontroll gjendet edhe ish drejtori i Policisë së Izmirit si dhe shumë drejtues polcie.