Të paktën 107 të vdekur nga trazirat në Siri

Vetëm dje kanë vdekur të paktën 107 persona, ndërmjet të cilëve pesë fëmijë, nga dhuna në Sirinë, e përfshirë nga trazirat, njoftoi Komiteti sirian i Koordinimit të Opozitës (LCC).

”Ky bilanc është ende i përkohshëm”, thanë burime nga ky komitet, që nuk duan të identifikohen, transmeton trt njoftimet.

”Të paktën 35 të vdekur ka pasur në provincën verilindore të Hasakahut, në kufi me Turqinë, ku avionë të ushtrisë siriane bombarduan qytetin Ras el Ain, që ndodhet nën kontrollin e kryengritësve. Njëzetë e nëntë të tjerë janë vrarë në Damask dhe 43 në Halep”, shtuan ato. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakKriteret ekonomike të studimit të fizibilitetit për Kosovën
Artikulli vijuesBalena në mes të rrugës