Nëse "bomba" e parë ka të bëjë me rastin “Monstra”…

Nëse bomba e parë ka të bëjë pikërisht me rastin “Monstra”, atëherë fjala është për një skenar që parasheh përfshirjen e shqiptarëve në një përplasje me pushtetin dhe krijimin e tensioneve etnike.

Procesi i “rrëzimit të Nikola Gruevskit” nuk mund të nisë me shqiptarët dhe në kurriz të shqiptarëve.

Nëse opozita maqedonase ka vërtet prova për pafajësinë e të akuzuarve në “Monstra”, kjo gjë duhet lënë të publikohet pasi të marrë udhë mirë procesi i “rrëzimit të Nikola Gruevskit” dhe jo që në fillim, sepse kjo do të thotë të nxjerrësh shqiptarët në rrugë dhe pushtetin ta rrëzosh nga selia partiake.

Me mashë dhe jo me duart e tua.

Mungesa e guximit të opozitës maqedonase për të rrëzuar një pushtet, të cilin ajo vetë e quan autokrat, nuk mund të kompensohet me gatishmërinë shqiptare për t’u përleshur me policinë deri në pikën e fundit të gjakut.

Mungesa e kurajës maqedonase nuk mund të kompensohet me potencialin shqiptar për ta rrëzuar jo thjesht pushtetin, por për ta kthyer përmbys edhe shtetin.

Nëse bomba e parë ka të bëjë pra pikërisht me “Monstrën”, atëherë skenari është që Gruevskin ta rrëzojnë shqiptarët.kohaislame

Artikulli paraprakBasha: Rama të caktojë buxhetin në ndihmë të përmbytjes
Artikulli vijuesSerbia, Hungaria, Austria e Gjermania: Bashkë për ndalimin e migrimit