Sipas shifrave të fundit të Institutit të Statistikave të Turqisë (TÜİK) prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike është rritur me 2,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ingranazhet në industri vazhdojnë të rrotullohen. Në muajin mars prodhimi industrial është rritur me 2,9%.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) ka publikuar përfundimet lidhur me indeksin e prodhimit industrial për muajin mars.
Sipas shifrave të fundit prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe kalendarike në muajin mars është pakësuar me 0,5% në krahasim me muajin e mëparshëm.
Kurse prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike është rritur me 2,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2016 prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe kalendarike është rritur me 1,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Kurse i korrigjuar vetëm nga ndikimet kalendearike prodhimi industrial është rritur me 4,7% në krahasim me tremujorin e parë të vitit të mëparshëm.