Kufijtë e Turqisë tani janë më të sigurt me sistemin e mbrojtjes antiraketore të tipit KORKUT, i cili është zhvilluar me mundësi vendore.
Sistemi KORKUT, i cili është një sistem kyç në mbrojtjen antiraketore ndaj raketave ajër-tokë dhe ndaj elementeve ajrore të armikut, iu dorëzua me ceremoni në pranim Komandës së Forcave Tokësore të Turqisë.
Pas testeve të suksesshme të zhvilluara në laborator dhe terren KORKUT hyri në inventarin e forcave tokësore.
Me anë të këtij sistemi elementet ajrore të armikut zbulohen dhe asgjësohen në ajër.
Ky sistem mund të përdoret në mbrojtje edhe si katjushë për objektivat e vogla dhe të shpejta.
Sistemi KORKUT, i cili është një sistem i mbrojtjes kundërajrore në lartësi të ulëta, mund të shkrepë 1 mijë e 100 plumba në minutë.
Ky sistem mund të përdoret në të gjitha kushtet e motit dhe natën.