Turqi, zbulohet plani për vrasjen e Erdogan

Shtatë persona kanë përfunduar në prangat e policisë turke nën akuzën e përgatitjes së një atentati ndaj kryeministrit Recep Taip Erdogan.

Kështu njoftoi gjatë një interpelance parlamentare Ministri i Brendshëm turk, Naim Sahin. Ai tha se janë siguruar prova të mjaftueshme që vërtetojnë se të arrestuarit po planifikonin ekzekutimin e kryeministrit dhe presidentit të Turqisë.

Sahin nuk përmendi se si dhe kur janë kryer arrestimet, por u mjaftua të deklarojë se detatjet e tjera do të dalin kur të ndaluarit të dalin para gjykatës.

Ministri nuk dha detaje të tjera, as identitetin e të ndaluarve dhe as vendin e arrestimit të tyre./tch/kohaislame

Artikulli paraprakItali, vritet shqiptarja me 4 plumba
Artikulli vijues10 mënyra për menaxhim të frytshëm të kohës në punë