Bakir i cili jeton në fshatin Kepenek dhe ka mbi një shekull jetë gëzon familje të madhe dhe ruan qindra kujtime
MUSH (AA) – Zubeyir Bakir, 111 vjeçari që jeton në qytetin Mush të Turqisë ka 107 nipër dhe mbesa nga të cilët edhe 4 prej tyre kanë nipër, raporton Anadolu Agency (AA).
Bakir i cili jeton në fshatin Kepenek dhe ka mbi një shekull jetë gëzon një familje të madhe dhe ruan qindra kujtime.
Pavarësisht moshës që ka ai kryen pothuajse të gjitha nevojat e tij. Në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ka 7 fëmijë të cilët prej tyre rrjedhin 107 nipër dhe mbesa dhe ku 4 prej tyre kanë nipër. Ai tha se ndjen lumturi të madhe që një pjesë të madhe të kohës e kalon me nipërit dhe mbesat.
Ai tregoi se disa vite më parë humbi gruan Nazire me të cilën ka qenë i martuar për shumë kohë.
“Gruaja ime ndërroi jetë në moshën 90 vjeçare. Bashkë kemi jetuar për 76 vite ku patëm 7 fëmijë, 107 nipër e mbesa. Për 76 vite me radhë asnjëherë nuk kemi lënduar njëri tjetrin dhe kemi patur jetë të lumtur. Ne e donim shumë njëri tjetrin. Pas humbjes së saj nisa të jetoj me fëmijët, nipërit dhe mbesat e mia. Ndaj një kohë të gjatë të ditës e kaloj me to”, shprehet 111 vjeçari Bakir.