Gjykata e shkallës së dytë në Dijarbakir të Turqisë lëshoi një vendim për të ndaluar aksesin në disa seksione të caktuara të disa faqeve të internetit ku u publikua një karikaturë, e cila ndodhet në faqen e parë të numrit të sotëm të revistës satirike “Charlie Hebdo”, raporton Anadolu Agency (AA). Ndërkohë, numri i parë i revistës franceze “Charlie Hebdo” pas sulmit ndaj personelit të redaksisë dhe vrasjen e dhjetë gazetarëve më 7 janar, doli dje. Numri i djeshëm është shtypur në tre milionë kopje, ndërsa në faqen e parë është një karikaturë e Profetit Muhamed. Një gjykatë në Dijarbakir duke marrë në konsideratë kërkesën e avokatëve Ercan Ezgina mbi kufizimin e disa seksioneve të portaleve të internetit që publikojnë karikaturat e profetit Muhamed, karikatura të publikuara në kopertinën e revistës franceze. Pas kërkesave në fjalë trupi gjykues ka deklaruar se kanë vendosur të ndalojnë aksesin në seksione të caktuara të disa portaleve në internet që ka publikuar karikaturën në fjalë në faqen e parë. Në vendimin gjyqësorë thuhet: “Mbrojtja e lirisë së shprehjes është e rëndësishme për të gjithë. Liria e shprehjes është subjekt i kufizimeve si dhe të drejtat e tjera personale dhe lirive. Në këtë kontekst, liria e shprehjes nuk i jep të drejtë një personi të veçantë që të thotë çdo gjë për një person tjetër. Ndonjëherë liria e shprehjes mund të jetë në konflikt me të drejtat personale të të tjerëve “. Ajo ka vënë në dukje se në rrethana të caktuara vlerat fetare, nderi dhe dinjiteti i një personi është mbi lirinë e shprehjes. Gjykata në përfundim është shprehur se liria e shtypit është e rëndësishme por po kaq e rëndësishme është edhe vlera ndaj besimit fetar. Profeti për një fe është shumë i rëndësishëm dhe si rrjedhojë çdokush duhet ta respektojë të paktën sa liria e fjalës thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës./mesazhi
You Might also Like
Zbulohet plani i PKK për destabilizimin e rajoneve të banuara me kurdë në Turqi
Burimet informative turke flasin për zbulimin e një plani të grupit terrorist PKK për të…
By
Redaksia
1 Min Read
Siri, fëmijët po torturohen
Fëmijët në Siri janë subjekt torture, burgosjeje dhe rrëmbimesh, e të tilla mizori duhen dokumentuar…
By
Redaksia
2 Min Read
Ndërmjetësuesit amerikanë: Sisi është i dehur nga pushteti, Beblavi nje fatkeqesi
Politikanë dhe gazetarë amerikanë dhe evropianë, kanë deklaruar se ministri egjiptian i mbrojtjes, Abdul Fettah…
By
Redaksia
2 Min Read
Aviacioni Izraelit depërton çdo ditë në hapësirën ajrore të Libanit, Presidenti kërkon ndihmë
Presidenti i Libanit, Michel Suleiman, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të detyrojë Izraelin të heqë…
By
Redaksia
1 Min Read
10.000 trupa amerikane mbesin në Afganistan
Presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar ushtarët amerikan në bazën ushtarake në Hawai në të…
By
Redaksia
3 Min Read
Orban: Fluksi i refugjatëve kërcënon identitetin e krishterë të Evropës
“Nuk duhet të harrojmë se ata që mbërrijnë janë përfaqësues të një kulture thellësisht të…
By
Redaksia
1 Min Read
