Autoritetet turke kanë bllokuar qasjen ne Twiter, Youtube dhe Facebook për shkak të publikimit të fotografisë të prokurorit i cili javën e kaluar në Stamboll është marrë peng dhe më vonë është vrarë nga ekstremistët, është bërë e ditur sot në sajtin e gazetës turke Hurriet.
Shumë ofrues të internetit kanë respektuar ndalesën deri në orët e pasdites konfirmojnë zyrtarët turq pas ankesave të përhapura rreth problemeve në qasjen e këtyre rrjeteve sociale.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të ofruesve të internetit Bulent Kent ka thënë për Hurriyet se “procesi vazhdon” pasi që pritet që së shpejti të gjithë ofruesit e internetit të respektojnë ndalesën.
AFP bën të ditur se YouTube ka publikuar vendimin e gjykatës në të cilin thuhet se janë implementuar masat administrative që do të zbatohen nga autoritetet kombëtare të telekomunikacionit.kohaislame