Turqia dërgon aeroplan dhe helikopter zjarrfikës në Shqipëri dhe Bosnjë

Turqia po mbështet Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në lidhje me zjarret e përhapura në këto vende…

Turqia dërgoi 1 aeroplan dhe 1 helikopter zjarrfikës në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë për shuarjen e zjarreve që kanë rënë në këtë rajon.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e menaxhimit të Fatkeqësive dhe Gjendjeve Emergjente (AFAD) pranë Kryeministrisë turke thuhej se në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë janë dërguar një aeroplan dhe një helikopter zjarrfikës.

Si rezultat i mos shuarjes nga ajri i zjarreve që po vazhdojnë për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe Bosnjë Hercegovinë, në deklaratën ku rikujtohej kërkesa që i është bërë Turqisë për ndihmë thuhej: “Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Çështjeve Pyjore dhe të Ujit u koordinuan dhe sot u dërgua në Shqipëri një aeroplan i tipit dhe cl-215, dhe një helikopter Kamof në Bosnjë Hercegovinë për shuarjen e zjarreve”./trt/kohaislame

Artikulli paraprakHapet Fakulteti teologjik në Srasburg të Francës
Artikulli vijuesSHBA përshëndet vendimin e Serbisë për takimet rajonale