Hapet Fakulteti teologjik në Srasburg të Francës

Turqia hapë në Francë fakultet teologjik për të përgatitur imam të rinj.

Pritet që fakulteti i hapur në qytetin Strasburg si një institucion i posaçëm i varur nga Universiteti Teologjik i Stambollit këtë muaj të filloj me punë.

Ky institucion, i cili do të funksionoj në Strasburg, do të jetë pjesë e Universitetit Teologjik të Stambollit. Fakulteti do të jetë i hapur për të gjithë dhe do ti shërbej të gjithë studentëve të cilët kanë mbaruar liceun dhe që kanë mbushur moshën 25 vjeçare. Ky projekt është vënë në jetë me lejen dhe përkrahjen e Bashkisë së Strasburgut dhe Unionit Islamik Turk të Entit për Çështje Fetare të Turqisë.

Gjatë këtij viti akademik të fakultetit të hapur në godinën e vjetër të postës në lagjen Ho-Pier (Haute-Pierre) të Bashkisë së Strasburgut do të përgatiten rreth 30 kandidatë për imam.

Edhe pse përgatitja e imamëve që do të jenë me detyrë në Francë, bëhet në Strasburg arsimimi do të bëhet në turqisht. Diplomat e tyre studentët do ti marrin nga Fakulteti Teologjik të Universitetit të Stambollit.

Ndërsa objektivi afatgjatë i Turqisë është që diplomat të ndahen nga institucionet franceze dhe që në këtë vend të hapen shkolla të ngjashme me medreset. Aktualisht në Francë janë duke ushtruar detyrën e imamit 236 persona nga Unioni Islamik Turk i Entit për Çështje Fetare të Turqisë. Ndërsa kjo shifër në tërë Evropën është rreth 2 mijë imam./trt/kohaislame

Artikulli paraprakVështrim: Sony Xperia S
Artikulli vijuesTurqia dërgon aeroplan dhe helikopter zjarrfikës në Shqipëri dhe Bosnjë