Nëse keni ardhur ndonjë herë në Turqi, padyshim do të keni vënë re konsumin e shpeshtë të çajit që tradicionalisht serviret me gotat belhollë siç i quajnë vendasit.
Në Turqi kur shkoni mysafir, kur uleni diku, gjëja e parë që ju ofrohet është çaji i zi.
Specialistët bëjnë të ditur se ky çaj parandalon stresin dhe ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare.
Gjithashtu bëhet e ditur se konsumi i 2-3 gota çaji të zi në ditë ndihmon në aktivitetet mendore dhe në përqendrim.
Sipas studimeve të bëra, çaji i zi përforcon sistemin imunitar dhe përmban amino acide të cilat janë të dobishme për eliminimin e baktereve dhe viruseve.
Ndërkaq specialistët bëjnë të ditur se personat që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës, duhet të konsultohen me mjekun në lidhje me sasinë e konsumit të çajit./trt/