Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka njoftuar se qeveria do ta rregulloj pauzën e pushimit të punëtorëve në institucionet publike për ta mundësuar faljen e namazit të xhumasë.
“Kemi përgatitur një qarkore me të cilën do të organizohet orari i punës për ditën e premte që të mos rrezikojmë lirinë e besimit dhe pa humbur orët e punës”, tha Davutoglu gjatë një mbledhje të partisë së tij në parlamentin turk.
Davutoglu tha se zyrtarëve publik do t’u mundësohet ta falin xhumanë pa humbur orarin e plotë të punës.
Namazi i xhumasë është obligim për çdo musliman të mençur dhe të rritur dhe duhet të falet çdo të premte me xhematë, ndërsa zakonisht zgjat 30 minuta.