Ministri i Jashtëm turk tha sot se 32 diplomatë “të humbur” kanë ikur nëpër vende të ndryshme dhe ka konfirmuar se Ankaraja ka pranuar “sinjale pozitive” nga Shtetet e Bashkuara për ekstradimin e klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fetullah Gylen, njofton Reuters.
Tridhjetedy nga 208 diplomatët turq, për të cilët u dha urdhër që të kthehen në vend, pas grusht shtetit të dështuar të para një muaji, janë ende në arrati dhe Ankaraja zyrtare thotë se kanë informata se ata kanë ikur në vende të ndryshme.
Ministri Mevlut Cavusoglu i dha këto deklarata gjatë një konference për media, i shoqëruar nga homologu i tij Iranian, Javad Zarif, i cili po qëndron për një vizitë në Ankara.
Mevlut Cavusoglu, me këtë rast, tha se Turqia dëshiron të blejë më shumë gaz natyror nga Irani dhe se gjatë takimit janë diskutuar çështjet që lidhen me çmimoren, duke theksuar nevojën që problemet mes dy vendeve që lidhen me këtë temë duhet të zgjidhen pa arbitrazh.