Nano kundër dënimeve kolektive të shqiptarëve në Maqedoni

Ish-lideri socialist dhe kandidati aktual për president, Fatos Nano u prononcua sot edhe për incidentet më të fundit në Maqedoni dhe arrestimet e MPB-së pas vrasjes së pesëfishtë .

Ai i bëri apel palës maqedonase të mos i paraqesë incidentet në frymën e vjetër konfliktuale.

“Unë besoj se shqiptarët e Maqedonisë kanë të gjithë eksperiencën dhe kanë dhënë shembuj të një kulture evropiane, dhe të mos viktimizohen nga incidentet. Edhe klasa maqedonase nuk ka asnjë interes për ta paraqitur çdo konflikt në frymën e vjetër konfliktuale ndëretnike. Drejtësia duhet të ndëshkojë keqbërësit individualisht dhe jo të japë një dënim kolektiv”, deklaroi ish-kryeministri shqiptar Fatos Nano. /INA/kohaislame

Artikulli paraprakGropa mbi të cilën nuk lejohet fluturimi i avionëve
Artikulli vijuesSonte pritet vendimi i gjykatësve hetues, lirohet 60 vjeçarja