55 nënshtetasit turq që ishin evakuuar nga qyteti Aden i Jemenit, nga fregata e Forcave Detare Turke, mbërritën në Turqi.
Si pasojë e përleshjeve të ashpra, 55 nënshtetasit turq sëbashku me 7 kosovarë, ishin dërguar në qytetin Xhibuti, nga ku udhëtuan për në Turqi nëpërmjet Linjave ajrore turke, nga Magadisho.
Ndërsa 179 nënshtetas të tjerë që aktualisht vazhdojnë të qëndrojnë në Jemen, do të sillen përsëri me Linjat ajrore turke në atdhe.
Ndërkaq edhe vende të tjera si Egjipti, India, Irlanda, Singapori dhe vende të ndryshme janë duke evakuuar nënshtetasit e tyre.
Nga ana tjetër, ndërkohë që vazhdojnë përleshjet në Aden ndërmjet përkrahësve të Presidentit Abdurabbu Mansur Hadi dhe militantëve Huthi, avionët e forcave të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite, kanë goditur pozicionimet e lëvizjes Huthi Ensarullah në Kryeqytetin Sana.
Ndërsa në takimin e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB me pikë kryesore të agjendës situatën në Jemen u diskutua propozimi i Rusisë për ndërprerjen e bombardimit të Jemenit, më mënyrë që të dërgohen ndihma humanitare dhe që të realizohen punimet e evakuimit në mënyrë të sigurt.