Turqia evakuon varrin e Suleiman Shahut

0
171
Damasku po e quan një operacion që ushtria turke ndërmori gjatë natës për evakuimin e dhjetra trupave dhe për të zhvendosur një varr me rëndësi historike në Sirinë veriore, një akt “agresioni flagrant”.
 
Ankaraja dërgoi tanke dhe armë të tjera të rënda përtej kufirit për të shpëtuar afro 40 ushtarë turq të cilët ishin caktuar të mbronin kufomën e Suleiman Shahut, themeluesi i Perandorisë Otomane, ndërsa Shteti Islamik rrethonte zonën në muajt e fundit.
 
Agjencia shtetërore siriane e lajmeve citon një zyrtar të ministrisë së jashtme të thoshte se operacioni dëshmon për “lidhje të ngushta të Ankarasë me organizata terroriste që veprojnë në zonë”./zeriamerikes