Kryesia e Çështjeve Fetare e Turqisë (DIB) mbrëmë njoftoi se ka filluar rindërtimin e nëntë xhamive në Rripin e Gazës të cilat ishin shkatërruar në vitin 2014, njofton Anadolija.
Gjatë hedhjes së themelit të xhamisë Es-safa, presidenti i DIB-it Hasan Kamil Jilmaz tha: “Ne do të rindërtojmë nëntë xhami të cilat u shkatërruan vitin e kaluar gjatë luftës izraelite në Gaza.”
Harxhimet e rindërtimit të xhamive arrijnë në 4.5 milion dollarë, ndërsa 1.2 milion dollarë tanimë janë transferuar tek autoritete e Gazës që të fillojnë me hedhjen e themeleve, tha ai.
“Me ndërtimin e xhamive për vëllezërit tanë të shtypur në Gaza, neve forcojmë marrëdhëniet tona”, tha Jilmaz, duke shtuar se “Gaza ka vend të veçantë në zemrat tona.”
(Islampress)