Turqia, Greqia rritin përpjekjet e anti-terrorizmit

0
248

Ekspertët thanë se arrestimi në Athinë i kreut të Partisë-Frontit Revolucionar për Çlirimin e Popullit (DHKP-C) Husein Fevzi Tekin dhe tre shtetasve të tjerë turq në një bastisje të 10 shkurtit, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal të kundër-terrorizmit.

Operacioni, që raportet fillestare thanë se u shkaktua nga një informator anonim, u bashkërendua nga Agjencia turke e Inteligjencës Kombëtare (MIT), homologia e saj greke EYP dhe aleatët ndërkombëtarë.

Ismail Akol u arrestua në lidhje me vrasjen në 1996 të biznesmenit turk Ozdemir Sabançi. Ai kërkohej me kohë nga autoritetet turke dhe besohej të kishte jetuar në Greqi me një identitet fals për shtatë vjet. Akol është akuzuar gjithashtu për përfshirjen në kontrabandën e një arme anti-tanke në Turqi, e cila u kap në korrikun e shkuar gjatë një bastisjeje në brigjet e ishullit Kios, në brigjet e krahinës së Izmirit të Turqisë. Dy shtetas turq e dy grekë u ndaluan në bastisjen nga autoritetet greke.

Të tjerë të dyshuar, kapur në 10 shkurt, qenë Murat Korkut, i kërkuar në lidhje me një sulm me raketë në selinë e Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP), Ankara mars 2013, dhe Bilgehan Karpat.

Gjatë bastisjes, policia kapi armë Kallashnikov, granata dore, pistoleta dhe shpërthyes të ndryshëm. Policia greke po heton pretendimet se sulmet e GHKP-C, në Turqi janë furnizuar me armatime që vijnë nga Kreta. Ministria e punëve të jashtme të Turqisë i kërkoi Greqisë të ekstradojë të dyshuarit në Turqi.

DHKP-C ka sulmuar ushtritë turke dhe të SHBA, si dhe policë turq, politikanë, biznesmenë, që kur është themeluar në 1994 pas një ndarjeje nga grupi i së Majtës Revolucionare. Ajo mori përgjegjësinë për bombat në ambasadën e SHBA në Ankara, e cila vrau rojen turke të sigurisë Mustafa Akardu dhe mbajtësin e bombës Eçevit Sanli dhe plagosi gazetarin Didem Tunkaj. Grupi është konsideruar si një organizatë terroriste nga Turqia, BE dhe SHBA.

Sipas Gozhde Jasin, kreu i Qendrës për Studimin e Ballkanit dhe Qipros në Institutin Turqia e Shekullit 21 me bazë në Ankara, arrestimi i të dyshuarve tregon se Ankaraja dhe Athina janë në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe në rritje kundër grupeve terroriste. Ajo shtoi se policia greke dhe forcat e inteligjencës kanë përmirësuar përpjekjet për të shrrënjosur terrorizmin në përputhje me detyrimet e saj të BE për të siguruar kufijtë e vet.

“Është gjithashtu e rëndësishme që një operacion i gjerë inteligjence u krye vitin e kaluar në dhjetor përpara dhe gjatë vizitës nga ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu në Athinë, kundër përpjekjes së dyshuar të vrasjes nga një militant i DHKP-C, sipas shtypit grek,” i tha JasinSETimes.

“Ka dyshime serioze se DHKP-C përdorte [Greqinë] si një bazë. Deri tani, gjykatat greke kanë kundërshtuar kërkesat e Turqisë për t’i kthyer të dyshuarit terroristë pavarësisht procedurave tashmë të vendosura midis të dy vendeve kundër krimeve të tilla. Kështu Greqia duket se tani po bashkëpunon më shumë me Turqinë në këtë çështje,” shtoi ajo.

Jasin shtoi se përmirësimi i fundit në marrëdhëniet Turqi-BE forcon bashkëpunimin anti-terrorist.

“Nënshkrimi i kohëve të fundit i marrëveshjes së ripranimit midis BE dhe Turqisë ka gjithashtu një ndikim mbi këtë operacion të fundit, pasi BE dhe tani presidenca e rradhës e Greqisë, ndihet më e përgjegjëshme për bashkëpunimin kundër rrjeteve terroriste nga territoret e Turqisë,” tha Jasin.

Çështja e bashkëpunimit në përpjekjet kundër-terroriste midis Turqisë dhe Greqisë ishte midis temave të axhendës gjatë një takimi midis Davutoglu dhe homologut të tij grek Evangelos Venizelos verën e kaluar në Ankara.

Nihat Ali Ozkan, ekspert i sigurisë në Fondacionin e Kërkimit të Politikës Ekonomike (TEPAV) me bazë në Ankara tha se bashkëpunimi kundër terrorizmit ka qenë për një kohë të gjatë një çështje e rëndësishme dypalëshe për Turqinë dhe Greqinë.

“Ky operacion i fundit tresoi se tani ka një bashkëpunim të fortë inteligjence midis Turqisë, SHBA dhe Greqisë, pasi DHKP-C u përfshi në të kaluarën në sulme kundër objektivave të SHBA,” i tha Ozkan SETimes.

DHKP-C është gjithashtu një kërcënim për Greqinë, tha Ioanis Mikaletos, një specialist i terrorizmit për Institutin për Analiza të Mbrojtjes e Sigurisë me bazë në Athinë.

“Lidhur me sigurinë kombëtare të Greqisë, ata përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë, pasi ata duket se lidhen me grupet terroriste greke. Arrestimi mund të ndizte shpagim kundër Greqisë, ndonëse aftësitë operacionale të DHKP-C janë pakësuar në mënyrë të konsiderueshme pas arrestimeve të figurave të tyre kryesore gjatë disa viteve në Greqi dhe tjetërkund,” i tha ai SETimes.

“Pas goditjeve të njëpasnjëshme nga policia turke, disa nga anëtarët e saj ikën nga vendi dhe përfunduan në drejtime të ndryshme, duke përfshirë Greqinë siç duket,” shtoi ai.

Ai tha se autorietetet turke e greke nisën të bashkëpunojnë në 2012, duke përfunduar me arrestime gjatë disa mujave të fundit në disa vende anembanë Greqisë.

“Anëtarët e DHKP-C të gjetur në Greqi janë dyshuar gjithashtu për bashkëpunimin në një farë shkalle me grupet e ngjashme terroriste grek, si dhe ato evropiane,” tha Mikaletos.

DHKP-C mbetet aktive sipas Mikaletos.

“Për më tepër, një numër i madh prej DHKP-C janë dyshuar për ngritjen e bazave të reja në Liban dhe të tjerë janë përhapur në vende të tjera në të gjithë botën dhe ‘fshehur’ nën identitete të pavërteta, duke pritur mundësinë të kthehen në Turqi dhe të bëjnë më shumë sulme,” tha ai.

“Ata kanë një strukturë të përpunuar që nuk mund të depërtohet lehtë dhe ndjekin rregulla tërësore konspiratore. Ata janë gjithashtu në kontakt me rrjete të ndryshme të Lindjes së Mesme për mbulimin apo furnizimin e tyre me armë.”

Në këtë raport kontribuoi korrespondenti Andi Dabilis në Athinë.