Sipas një media Iraniane, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ishte paralajmëruar ngainteligjenca e Rusisë se ata janë pranë një grushteti përpara se të shfaqeshin tanket në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë të Premten.
Kështu thuhet sipas Fars News, se në bisedimet mes ushtrisë Ruse dhe asaj Turke është nënkuptuar se një puç do të organizohej ndaj presidentit të Turqisë, përcjell Sputniknews.
Transmetimet që i ka përgjuar ushtria ruse në mes ushtrisë turke në helikopter, kishin dëgjuar urdhrat për arrestimin ose vrasjen e presidentit Turk në vendin ku po pushonte ai në Marmaris.
Edhe pse marrëdhëniet ishin të tensionuara mes Ankarasë dhe Moskës pas rrëzimit të helikopteri rus, ata janë rregulluar kohëve të fundit kur Erdogan tha se i vjen keq për pilotin e vrarë.
Puçi i dështuar la të mbytur mbi 300 të vrarë dhe 1000 të lënduar. Për këtë akuzohet Fethullah Gulen që Ankara ka kërkuar ekstradimin e tij./KohaIslame