Turqia ndalon minifundet për stjuardesat

Turqia ka propozuar një kod të ri të veshjes për sjuardesat, duke i zëvendësuar mini-fundet me fustana të gjatë. Ligji i ri i propozuar është pëlqyer nga një shumicë e madhe në parlament, ndërsa është kritikuar nga një pjesë tjetër që në fakt janë sekular.

Sipas The New York Times, pamja e re përfshinë funde të gjata, dhe kapele të stilit osman “Fez”.

Megjithatë, këtë muaj, linja ajrore kombëtare ka aprovuar ndalimin e shërbimit të alkoolit, si në fluturimet e saj të brendshme, ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Turqit laikë kanë frikë ndaj dominimit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, edhe pse gjatë periudhës së qeverisjes nga kjo parti, Turqia ka rritur GDP-në si dhe ka përmirësuar shërbimet në shumë sektor.

Partia e Erdoganit ka punuar shumë për të arritur mirëqenie më të madhe në Turqi, e cila ka popullatën me më së shumti rritje në rajon. Përderisa vendet evropiane janë të gëzuar me rritje të ulëta ekonomike, Turqia po rrit GDP-në e saj çdo vit, duke shënuar ngritje të ekonomisë dhe mirëqenies në vend.

/mzh/kohaislame

Artikulli paraprakOpozita siriane me 5 kandidatë për kryeministër
Artikulli vijuesO ti që bën mëkat!