Opozita siriane me 5 kandidatë për kryeministër

Së paku pesë kandidatë janë në garë t’u bërë “kryeministër” i qeverisë së Sirisë sipas një plani të opozitës për të krijuar një qeveri me qëllim të administrimit të territoreve që kontrollohen nga kryengritësit, ka thënë të martën një anëtar i Këshillit Kombëtar Sirian.Ky këshill, i cili është blloku kryesor brenda opozitës së Koalicionit Kombëtar, ka vendosur të hënën t’i paraqesë tre emra për këtë post, ka thënë për AFP-së anëtari i saj, Samir Nashar.

Emrat e propozuar janë ish-kreu i SNC-së (Këshillit Kombëtar Sirian), Burhan Ghalioun, kurse dy të tjerët janë Salim al-Moslet and Osama Kadi, po ashtu anëtarë të SNC-së.

“Janë duke u përfolur edhe emra tjerë që janë jashtë SNC-së”, duke përfshirë ish-kryeministrin sirian, Riad Hijab, i cili dezertoi verën e kaluar dhe Khaled Mustafa, ka thënë Nashar, transmeton REL.

Kryeministri do të zgjedhet më 2 mars sipas votimit të fshehtë nga 64 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit Kombëtar Sirian.

Koalicioni ka marrë vendim të premtën të krijojë një qeveri për të qeverisur ato rajone të vendit që janë çliruar nga kryengritësit. Në prag të samitit të ardhshëm në Stamboll do të vendoset po ashtu për përbërjen e qeverisë së planifikuar.

Sipas zëdhënësit të Koalicionit, Walid al-Bunni, qeveria e re do të sjellë së bashku “teknokratët” me detyrën për të bërë furnizimin me rrymë e ujë, por edhe do të ketë përgjegjësi për infrastrukturën në çështje të tjera.

Vendimi vije pas gati dy vjet nga konflikti dhe pasi që kryengritësit kanë marrë nën kontroll një pjesë të territorit në veri dhe lindje të vendit.

Analistët kanë vlerësuar se kjo lëvizje do të ndihmojë opozitën në ekzil që të fitojë besueshmëri së bashku me sirianët që janë brenda vendit dhe do t’i shërbejë edhe bashkësisë ndërkombëtare. /kohaislame

Artikulli paraprakOpozita egjiptiane nuk do të merr pjesë në zgjedhje
Artikulli vijuesTurqia ndalon minifundet për stjuardesat