Turqia ndërton xhaminë më të madhe në Krime

Turqia do të financoj konstruktimin e xhamisë më të madhe në Krime. Lajmi u njoftua nga kryeimami në Krime.
Myftiu Emir Ali Ablayev tha se administrata e Rusisë ka aprovuar projektin, të cilin ata po përpiqen ta realizojnë prej 10 vjetësh, para se Krime t’i bashkohej Rusisë.

Xhamia do të ndërtohet në kryeqytetin e Krimesë.

Raportohet se xhamia e cila do të ketë vend për 5000 besimtarë pritet të përfundoj për 36 muaj.

Rusia aneksoi Krimenë në marsin e viti 2014, dhe ky vendim i Turqisë pritet të acaroj edhe më tepërt marrëdhëniet e saj me Ukrainën e cila nuk njeh aneksimin e Krimesë

Artikulli paraprak21-vjeçari në Elbasan u vra se vonoi picën
Artikulli vijuesSi ndodhi vrasja e policit në Skënderaj