Mbyllen të gjitha zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në veri të Kosovës.
Kështu të paktën bëhet e ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë. Zëdhënësi Baki Kelani ka deklaruar se zyrat e MUP-it serb janë mbyllur nga vet ata të cilët i kanë hapur, që do të thotë nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ky proces është monitoruar nga EULEX-i, në një rast edhe nga Policia e Kosovës. “Mbylljet e para kanë qenë në Leposaviç dhe më pas kanë vijuar me Zveçanin, Zubin Potokun dhe javën e kaluar me Mitrovicën”, ka deklaruar Kelani. Një pjesë e zyrtarëve të MUP-it pritet të punësohen në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri. Ministri i Punëve të Brendshme, bazuar në marrëveshjen politike kohë më parë emëroi serbin Nenad Gjuriç ushtrues detyre të komandatit të policisë për rajonin e veriut.
You Might also Like
Malazezët “harrojnë” përcaktimin e kufirit me Kosovën
Autoritetet shtetërore të Malit të Zi nuk ua kanë konfirmuar ende zyrtarëve kosovarë se kur…
By
2 Min Read
Rektori Gashi e shkel ligjin
Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës (UP), Ibrahim Gashi, ka shkelur statutin e këtij…
By
4 Min Read
Kisha ortodokse në Graçanicë ndërtohet me buxhetin e Kosovës
Përderisa xhamitë ndërtohen nga donatorët dhe iniciativat qytetare, taksat e qytetarëve të Kosovës, po përdoren…
By
3 Min Read
Varfëria e përgjithshme në Kosovë 29.2 për qind
Varfëria vazhdon të mbetet problem shqetësues për shoqërinë kosovare. Sipas të dhënave të Agjencisë se…
By
2 Min Read
PDK-ja del kundër ish-shefit dhe kryeministrit
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë kundër idesë së ish-shefit të saj, Hashim Thaçit për…
By
3 Min Read
Petar Miletic, Këshilltar i Ministrit të Jashtëm
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga pakica serbe, Petar Miletic është emëruar Këshilltar i Ministrit…
By
1 Min Read
