Ministri për Komunikim i Turqisë, Ahmet Arslan tha se një motor lokal kërkimi dhe shërbim vendor për email që është në përputhje me kulturën dhe vlerat kombëtare, së shpejti do të zëvendësojë Google dhe Gmail.
Duke folur në një intervistë fundjave, Arslan tha se Turqia ka nevojë të ruajë të dhënat e përdoruesit brenda vendit dhe që të sigurojë komunikimet brendavendore.
Vërejtjet e ministrit Arslan erdhën pas debateve të fundit mbi besueshmërinë e ofruesit të shërbimit Gmail me bazë në SHBA në sigurimin e informacionit privat të përdoruesve, sidomos pas rrjedhjes së mail-ave personale të dhëndrrit të presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe Ministrit të Energjisë, Berat Albayrak.
Për detaje të tilla si emri i shërbimit, logoja dhe struktura organizative, publiku do të njoftohet me kohë.
Vende si Kina, Rusia dhe Irani janë duke përdorur motorë të brendshëm kërkimit dhe ofrues të brendshëm të shërbimeve email, duke konkurruar me ofruesit (provajderët) e huaj si Google dhe Gmail, të cilat janë bllokuar kryesisht nga autoritetet. /tesheshi.