“Bashkimi Evropian duhet të kalojë fondin prej tre miliardë eurosh, në mënyrë që të respektohet marrëveshja e emigrantëve”, ka thënë ministri i Turqisë për Marrëdhëniet me BE-në,Volkan Bozkir.
Ai tha se shteti i tij i ka plotësuar kërkesat e bëra nga blloku me 28 anëtarë, duke krijuar kushtet e nevojshme për parandalimin e kalimit të emigrantëve në kontinentin e vjetër.
Ai shtoi se progresi i bërë nga Bashkimi Evropian për të implementuar marrëveshjen nuk ka qenë në nivelin e duhur. Sipas tij, kjo gjë ka ardhur si pasojë e mos-marrëveshjeve që ekzistojnë në brendësi të unionit.
Javën e shkuar, vetë zyrtarët e BE-së deklaruan se qeveria Italiane kishte planifikuar që të mos pranonte kalimin e fondit në drejtim të Turqisë.
Sipas marrëveshjes, Ankaraja duhet të parandalojë ardhjen e mëtejshme të emigrantëve në Evropë, në këmbim të 3 miliardë eurove dhe liberalizimit të vizave për qytetarët turq.