Turqia reagon ndaj vendimit evropian për synetin

Vazhdojnë reagimet ndaj vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që fëmijët të mos bëhen synet para moshës 14 vjeç pa miratimin e tyre.

Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Xhemil Çiçek “Vendimi për të marrë në pyetje zbatimin e besimit të myslimanëve dhe hebrenjëve është i papranueshëm”.

Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Xhemil Çiçek ka kundërshtuar vendimin me anë të një letre që i ka dërguar Kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jean Claude Mignon.

Ai theksoi se një vendim i tillë bie ndesh me liritë fetare dhe të ndërgjegjes. “Ky vendim i pafat në një farë mënyre merr në pyetje zbatimin e besimit të myslimanëve dhe hebrenjëve dhe një qëndrim i tillë është i papranueshëm.

Çiçek, bëri të ditur se një iniciativë e tillë ka vërtetuar dyshimin se bëhet me qëllim që të përbuzë fetë dhe të ofendojë hebrenjtë dhe myslimanët.

Kryetari i Asamblesë së Madhe Popullore të Turqisë, Xhemil Çiçek i bëri thirrje Mignon, që të hedhë hapa konkrete për ta bërë vendimin të pavlefshëm./trt/kohaislame

Artikulli paraprakShefja e FMN: Amerika nuk mund të paguajë borxhet
Artikulli vijuesLavrov paralajmëron Sirinë dobësimin në vendimmarrjen politike