Kryesuesi Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi, sot ka pritur një delegacion nga Akademia e Drejtësisë së Republikës së Turqisë i përbërje prej gjashtëmbëdhjetë zyrtarëve të cilët janë në vizitë zyrtare në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet ndërshtetërore me Turqinë, duke u theksuar mbështetja dhe bashkëpunimi që ka ofruar për institucionet e Kosovës në veçanti ndaj sistemit gjyqësor.
Kryesuesi Këshillit Gjyqësor të Kosovës i njohi të pranishmit për rolin dhe funksionin e KGJK-së dhe se në mandatin i tij do të ketë prioritet rritjen e transparencës, realizimin e reformave të reja me qëllim të ngritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor.
“Tani që është një organizim i ri i sistemit gjyqësor nga viti 2013, ne jemi munduar t’i përshtatemi rajonit dhe përvojat e juaja janë të mirëseardhura dhe se ne do të përfitojmë’’ – tha në mes tjerash Idrizi.
Nga ana tjetër, zëvendës/nënsekretari i Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, Basri Bagci, ka shprehur falënderimet për mikpritjen e ngrohtë që iu është bërë delegacionit nga ana e institucioneve të Kosovë dhe se ka pohuar që “ne jemi duke bërë vizita të shpeshta, ku një gjë e tillë rrit bashkëpunimin shkëmbimin e përvojave tona”.
“Instituti Gjyqësor është ai mikpritësi që na sjellë përherë në këtë vend aq të dashur për ne, por përveç mirënjohjes do ta mbështesim në vazhdimësi jo vetëm këtë institucion, por tërë sistemin e drejtësisë në Kosovë’, theksoi Bagci.
Delegacioni turk ishte i përbërë nga përfaqësues të ndryshëm të sistemit të drejtësisë së Turqisë.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin e plotë për të vazhduar edhe në vazhdim bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes të Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.