Po vijnë hope gjigande në projektet e sistemit hekurudhor të Turqisë, e cila lindjen dhe perëndimin, veriun dhe jugun e saj do ti lidhë me linja hekurudhore të shpejtësisë së lartë.
Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shtetërore (TCDD), Ismail Murtazaollu (İsmail Murtazaoğlu) dha informacione mbi projektet që bëjnë pjesë në objektivat e qeverisë për vitin 2023.
Sipas kësaj deri në vitin 2023 Turqia do të ndërtoje 1 mijë e 520 km hekurudhë për trenat që udhëtojnë me shpejtësi të lartë (YHT).
Ndërkohë që është duke u zhvilluar tenderi për ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtësisë së lartë me gjatësi 1 mijë kilometër, ndërsa 12 mijë kilometra të tjera janë edhe në fazën e projektimit.
Në vitin 2016 Ministria e Transportit do të hapë 13 tenderë, ku bën pjesë edhe Başkentray, kurse në vitin 2017 do të hapen 4 tenderë të tjerë të mëdhenj.
Deri në fund të vitit 2015 në hekurudha do të investohen 8,8 miliardë lira turke (mbi 3 miliardë dollarë)
Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shtetërore (TCDD), Ismail Murtazaollu tha se 1 mijë e 213 kilometra janë dhënë për administrim, duke shtuar se gjatësia totale e linjave që janë në proces ndërtimi dhe në fazën e tenderimit është 1 mijë e 520 kilometra.
Gjithashtu është planifikuar të ndërtohet edhe një hekurudhë që do ndërlidhet me projektin e Urës së 3-të të Bosforit, e cila do të lidhë dy pjesët e Stambollit, sqaroi Murtazaollu.
Kur të kenë përfunduar hekurudhat për trenat e shpejtësisë së lartë 52% e popullsisë së Turqisë do të ketë mundësi të udhëtojë me tren, u shpreh zyrtari i Hekurudhave Shtetërore të Turqisë (TCDD), Ismail Murtazaollu dhe vijoi: “Por duhet të përmirësojmë edhe linjat ekzistuese. Ka pasur hekurudha që për rreth 80 vjet nuk kanë qenë prekur fare. Këto i rinovuam. Kështu filloi të rritet edhe shpejtësia jonë tregtare”.