Turqia vret 932 kurdë dhe pjesëtarë të ISIS-it

Ka hyrë në ditën e 16-të ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri për të luftuar grupet kurde të ashtuquajtura PYD dhe luftëtarët e grupit terrorist ISIS.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Forcat e Armatosura të Turqisë, bilanci i këtyre operacioneve është 932 kurd dhe terroristë të vrarë dhe pesë shënjestra të shkatërruara.Ushtria turke thekson se asnjë avion luftarak i saj nuk është sulmuar gjatë luftimeve.

E njëjta komunikatë bën me dije gjithashtu se 13 ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe 57 të tjerë janë plagosur në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.Pavarësisht se fillimisht ky operacion nuk u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia më 20 janar filloi operacionin ‘Dega e Ullirit’, kundër kurdëve dhe DEASH-it në Afrin të Sirisë.Pas marrjes së qytetit Afrin, Turqia po planifikon të vazhdojë luftimet në qytetin e Munbijit, por në këtë qytet ndodhen edhe ushtarë amerikanë dhe një ndërhyrje e mundshme mund të shkaktojë konflikt me këta të fundit.Ndërsa ushtria amerikane ka bërë të ditur se nuk do të largohen nga ky qytet, zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag ka kërcënuar aspër duke shprehur se do të luftojnë edhe ushtarët amerikanë nëse dalin me veshje të terroristëve.

Një konflikt ushtarak SHBA-Turqi do të ishte fatale për organizatën ushtarake NATO, pasi këto dy shtete kanë shumë influence në të.


Ushtria Amerikane është më e avancuar nga ana teknologjike por Turqia ka numrin më të madh të ushtarëve në NATO.

Artikulli paraprakQeveria nuk respekton marrëveshjen me Ambasadën britanike
Artikulli vijuesThahet Venediku