Sony Xperia Z Ultra mund të përdoret nën ujë

Sony, të martën gjatë Mobile Asia Expo në Shangai njoftoi se Xperia Z Ultra, është një aparat që shkon përtej kufijve për sa i përket madhësisë së ekranit dhe trashësisë së tij.

Pajisja Android 4.2 ka një ekran të madh 6.4-inç Full HD, një procesor Qualcomm Snapdragon 800 dhe një kamera 8 MP për fotografi.

Xperia Z Ultra është 6.5 mm i trashë, duke e bërë atë celularin më të hollë inteligjent në treg. Galaxy Note II ka një ekran më të vogël 5.5 inç dhe është më i trashë, 9.4 mm.

Xperia Z Ultra do të jetë i gatshëm për blerje në të gjithë botën në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të purpurt gjatë tremujorit të tretë të 2013. /portalb/kohaislame

Artikulli paraprakTV me ekran të lakuar nga Samsung, i gatshëm për shitje
Artikulli vijuesNevoja e njeriut për besim dhe ndikimi i tij në jetën njeriut