Twitter arrin 500 milionë përdorues

Kompania analitike Semiocast ka raportuar këtë javë se Twitter ka kaluar shifrën prej 500 milion përdoruesish.

Përkundër numrit të madh, vetëm 170 milionë të këtyre llogarive janë aktive.

Për të qenë aktiv “llogaria duhet të jetë e modifikuar ndonjëherë në tre muajt e fundit, përfshirë këtu edhe duke bërë ndonjë përcjellje (follow) apo duke bërë ndonjë cicërimë.

Poashtu edhe vetëm me ndërrimin e avatarit tuaj ju mundëson të jeni aktiv.

Ndoshta më me rëndësi, kjo shifër historike nuk përfshinë llogaritë spam, të cilat Twitter se fundmi është duke i fshirë me të madhe.

Interesante të theksohet se shumica e përdoruesve të Twitter-it (75.4 %) përdorin “pikën e vet të qasjes” së Twitter-it, përfshirë këtu edhe aplikacionet amë të Twitter dhe TweetDeck.

27.6% e të gjithë aktivitetit vjen nga aplikacionet desktop të Twitter-it dhe përmes faqeve të shfletuesit, përderisa 61% e aktivitetit vjen nga klientët me celularë në të gjitha platformat. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakFOL: Prishtina dhe Peja, prinë në mos-luftë kundër korrupsionit
Artikulli vijuesRevoltohen ish-ushtarët