U jepen vërtetime 1.487 migrantëve

Shkup, 2 shtator – Në 24-orëshin e kaluar janë dhënë vërtetime për qëllim të shfaqur për dorëzim të kërkesës për pranim të së drejtës së azilit për 1.487 shtetas të huaj, prej të cilëve 939 janë të gjinisë mashkullore, 203 të gjinisë femërore, ndërsa 288 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 57 fëmijë  të cilët udhëtojnë pa prindër.

Pjesa më e madhe e tyre 1.145 janë shtetas të Sirisë, 229 janë nga Afganistani, 57 nga Iraku, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Nga 19 qershori i këtij viti deri më tani u janë dhënë vërtetime 55.058 shtetasve të huaj, prej të cilëve 37.869 janë të gjinisë mashkullore, 7.539 të gjinisë femërore, 8.626 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 1.024 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Më shumë vërtetime 44.623 u janë dhënë shtetasve nga Siria, pastaj pasojnë shtetasit e Afganistanit me 3.054 vërtetime, Irakut me 2.534, Pakistanit me 1.633, Palestinës me 699, Somalisë me 564, Bangladeshit me 365, Kongos me 323, Nigerisë me 192, Kamerunit me 159, Eritresë me 142, Etiopisë me 109 vërtetime, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Nga fillimi dhënies së vërtetimeve deri më sot në Sektorin për azil janë dorëzuar 49 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprakisht, me ç’rast 36 kërkesa janë të shtetasve të Sirisë, prej tyre 10 janë fëmijë, më pas tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve të Marokut, Algjerisë dhe Irakut (njëra prej kërkesave është për fëmijë) dhe një krëkesë është e një shtetasi të Egjiptit.

Në IP Qendra pranuese për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 11 kërkues të azilit, prej të cilëve 7 janë mehskuj (midis të cilëve një është lënduar), 1 kërkuese të azilit është femër dhe 3 kërkues të azilit janë minorentë. Në mënyrë plotësuese, në pajtueshmëri me nenin 48 nga Ligji për azil dhe mbrojtje të përkohshme 4 kërkues të azilit – një mahskull, një grua dhe dy fëmijë nga të cilët një fëmijë është pa shoqërim të kujdestarit janë vendosur në vend tjetër për akomodim i përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprak60 mije franga per Tetoven nga Unioni i Imameve Shqiptare te Zvicres
Artikulli vijuesIsh ambasadori Ruzhin kritikon Evropën se nuk kujdeset për sirianët që vdesin për bukë!