U ndalohet Facebook-u policëve

Në një grup të krijuar në facebook me emrin Policia e Kosovës – Njësia Speciale, që ka rreth 3,300 anëtarë, mund të kuptohet nga është blerë një qen i njësisë K9 të Kosovës dhe ku është trajnuar.

Aty mund të shihen policë në operacione dhe aktivitete të tjera të tyre, ndërkohë që ndonjë komentues edhe i identifikon ata. Në to janë të postuara shumë fotografi, në mesin e tyre edhe nga trajnimet apo edhe raste kur zyrtarët i ekspozojnë armët dhe pajisjet e PK-së, shkruan gazetajnk.
Në një kuptim facebooku është shfrytëzuar kështu për përmirësimin e imazhit të Policisë së Kosovës. Përveç kësaj, shumë hetues kanë treguar se si kanë gjurmuar të dyshuarit për informacion pikërisht përmes rrjeteve sociale.
Por pasi shkarkoi përkatësisht ia ndërroi vendet e punës disa eprorëve të Policisë së Kosovës, menaxhmenti policor ka lëvizur që të ndalojë qasjen e të gjithë zyrtarëve në rrjetet sociale. Të paktën kur janë në punë.
Vendimi nuk është pritur mirë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kur kishin klikuar në këtë faqe u kishte dalë njoftimi se ajo faqe nuk mund të hapet nga kompjuterët e policisë. Ky disponim është vërejtur në statusët e disa zyrtarëve policorë pasi ata kanë shkuar dhe janë aktivizuar në shtëpi./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakNjë studim konstaton se sasia e vogël e alkoolit e dëmton njeriun
Artikulli vijuesNuk ka vazhdim të dialogut