UIS: Xhemati ku falen studentë nga të gjitha medhhebet

Në një kohë kur dallimet mes muslimanëve janë të mëdha dhe debatet e tyre për këto dallime janë të shpeshta, është bukur të lexosh për shembuj të raporteve të mira, sjelljeve të bukura dhe miqësore mes muslimanëve, ashtu siç kërkon edhe feja jonë.

Një nga këto shembuj është xhemati i studentëve në Universitetin Internacional në Sarajevë, të cilët çdo natë falin namazin e teravisë në kampusin e Universitetit.

Në mesin e safëve të këtij xhemati ka student nga Bosnja, Turqia, Mauritania, Rusia, Burkina Faso, Çadi, Sudani, Egjipti, Palestina, Jemeni, Madagaskari, Maroku, Serbia, Afganistani, Kirgistani, etj.
Gati se të gjithë dallohen në bazë të medhhebeve dhe traditës që muslimanët e këtyre shteteve e praktikojnë me qindra vite.
Megjithatë, nuk paraqet problem që këmba e zezë dhe e bardha të bashkohen në namaz. Këto student gjatë muajit të Ramazanit bashkërisht e falin namazin e teravisë dhe pas asnjë problem apo debat të kotë.

Shpresojmë se muslimanët në të gjithë botën do të lënë debatet shterpe që i largojnë nga njëri tjetri dhe do të jenë unik pa marrë parasysh se cilit medhheb i takojnë.

(Islampress)

Artikulli paraprakRefugjatët në Pire të Greqisë, një Ramazan me shumë vështirësi
Artikulli vijuesRamazan nën hijen e dhunës në Bagdad