Ndërmarrjet publike të Prishtinës kanë përpiluar listat e konsumatorëve borxhlinj që do t’iu falen borxhet deri në fund të fitit 2008. Në këtë mënyrë ngrohtorja e qytetit “Termokos” do të falë mbi 11 milionë euro, teksa borxhi që qytetarët i kanë kësaj ndërmarrjeje është 18 milionë euro.
Ndërkaq ujësjellësi rajonal KUR ‘Prishtina’ do të falë rreth 15 milionë euro, përderisa borxhi total që qytetarët i kanë Ujësjellësit është 55 milionë euro.
Në KUR ‘Prishtina’ kanë bërë të ditur se tashmë listat janë përpiluar. E njëjta gjë është bërë edhe në “Termokos”, ndonëse procesi është përcjellë me konflikt ndërmjet menaxhmentit./Koha.net