Popullata e ujqve në vendet e Evropës Perëndimore është në shtim të vazhdueshëm, ndërsa tufa të tëra grabitqarësh po zhvendosen në vende të pabanuara më parë prej tyre, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës.
Duket ironike, por ndërsa popullata e ujqve në kontinentin tonë është e përqendruar kryesisht në Lindje dhe në Ballkan, ashtu si shumë shtetas të këtyre vendeve, edhe ujqit gjejnë “parajsën” në perëndim të Evropës (në hartën e pasqyruar rajonet e banuara me më shumë ujq janë të shënuara me ngjyrë të gjelbër).
Në Holandë, një kafshë e gjendur e vdekur pranë një rruge më parë gjatë qershorit, u konfirmua se ishte ujku i parë i njohur që shkel në këtë vend në më shumë se 150 vjet.
Në Gjermani janë vërejtur tufa të pazakonta për nga shumësia e tyre, deri në 50 ujq bashkë, ndërsa në shumë zona rurale të Evropës perëndimore janë raportuar shqyerje të deleve, kuajve e lopëve nga ana e ujqve.
Një situatë e tillë favorizohet edhe nga fakti që vendet e europerëndimore që prej vitit 1979 kanë nënshkruar një momorandum që favorizon ruajtjen e species dhe ndalon gjuajtjen e tij, transmeton TCH.
“Në Evropë, ujqit janë në majë të piramidës ushqimore. Ata nuk kanë asnjë armik natyror me përjashtim të njeriut dhe ende nuk është arritur kufiri ligjor, i cili do të lejonte rikthimin e gjuetisë së tyre. Për këtë arsye, nga vetë natyra, ujku është i destinuar të përhapet dhe tashmë ata po lëvizin drejt perëndimit”, deklaroi Vanessa Ludwig, një biologe gjermane që mbikëqyr rritjen e popullatës së ujqve në krahinën Lausitz të Gjermanisë./Indeksonline/
You Might also Like
Njeriu i mahnitshëm: Presidenti më i varfër dhe më i dashur në botë (Foto)
Presidenti i Uruguait, Jose Mujica, është ndoshta njeriu më i afërt me popullin, nga të…
By
3 Min Read
Si mund të zbulohet një tradhti teknologjike?
Kur flasim për tradhtinë, tashmë, kemi parasysh edhe atë teknologjike. Ja se si mund të…
By
6 Min Read
Njeriu për të cilin Allahu e ndaloi perëndimin e Diellit
Joshua ibn Nun ishte bashkëkohanik i Musait a.s dhe ndihëmsi i tij, thuhet se ka…
By
4 Min Read
Fëmija i ndrojtur
Disa prindër mburren me sjelljen e fëmijëve të tyre të mbyllur – fëmijë që u…
By
8 Min Read
Intelektuali nga Shqipëria ka këtë përgjigje për Akademikun
Kreshnik Osmani kryetar Partisë Shqiptare Atdheu ka shkruar një status duke i kërkuar këto gjëra akademikut…
By
3 Min Read
Shkaqet e rritjes së adhurimit në zemrën e njeriut
Teuhidi është një pemë që mbin në zemrën e besimtarit, ai i shtrin degët dhe…
By
4 Min Read
