Ukraina ka anuluar disa marrëveshje të nënshkruara në të kaluarën me Rusinë

0
153
Parlamenti në mbledhjen e përgjithshme të mbajtur sot, ka vendosur në rendin e ditës çështjet për anulimin e pesë marrëveshjeve të nënshkruara më parë midis Rusisë dhe Ukrainës.
 
 Parlamenti i Ukrainës ka anuluar pesë marrëveshjet e nënshkruara më parë me Federatën Ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Parlamenti në mbledhjen e përgjithshme të mbajtur sot, ka vendosur në rendin e ditës çështjet për anulimin e pesë marrëveshjeve të nënshkruara më parë midis Rusisë dhe Ukrainës.
 
Me shumicë votash në Parlament janë anuluar marrëveshjet për “Mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit konfidencial (të fshehtë)”, “Tranzitin nëpër territorin e Ukrainës të trupave ruse të vendosura përkohësisht në territorin e Republikës së Moldavisë”, “Organizimi i transportit ushtarak ndër-shtetëror”, “Bashkëpunimi në fushën e inteligjencës ushtarake”, dhe “bashkëpunimi në fushën ushtarake”.
 
Gjithashtu në Parlament në kuadër të Marrëveshjes së të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore është marrë vendimi për tërheqjen e Ukrainës ndaj disa përgjegjësive që ajo ka qenë e angazhuar, derisa të përfundojë plotësisht agresiviteti i Rusisë në lindje. Vendimi në fjalë u miratua me mbështetjen e 249 deputetëve.
 
Ndërsa Yuriy Boyko, i cili është lideri opozitar në Parlament ka reaguar kundër këtij vendimi të marrë duke pretenduar se nga një vendim i tillë qytetarët e Ukrainës do të privohen nga të drejtat për të aplikuar në gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut.
 
Gjithashtu për shkak të “ditës së veshjes kombëtare” ka tërhequr vëmendjen se Kryetari i parlamentit Vladimir Grosyman, Zv.Kryetari Andriy Parubiy dhe një numër i madh i deputetëve kanë ardhur të veshur me veshje kombëtare në sallën e përgjithshme të Parlamentit.kohaislame