Erdogan inauguron Qendrën e parë satelitore të Turqisë

0
196
Në qendrën e cila është afërsisht 3 mijë e 800 metër katror do të kryhet montimi, integrimi dhe testimet e satelitëve në të njëjtën kohë më shumë se një satelit dhe me masë deri në 5 ton
 
Hapja e Qendrës së parë në Turqi e Testimit dhe Integrimit të Sistemeve Hapësinore (USET) e ngritur në kuadër të programit satelitor Göktürk-1 nën monitorimin e Industrisë hapësinore dhe ajrore turke (TUSAŞ) u krye nëpërmjet një ceremonie  nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë ministri i Mbrojtjes Kombëtare, İsmet Yılmaz, ministri i Transportit Detar dhe Çështjeve të Telekomunikimit, Feridun Bilgin, Ministri i Shëndetësisë, Mehmet Müezzinoğlu, Komandanti i forcave tokësore, Hulusi Akar, Komandanti i forcave ajrore, Akın Öztürk dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë si deputetë dhe ambasadorë.
 
Erdoğan, pas fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes shëtiti ambientet duke marrë informacion nga autoritetet. Ai u shpreh se “Ky kompleks cilësohet si hapi i parë drejt hapësirës në kuptimin e vërtetë”, duke theksuar se ky hap gjithashtu është një ndër projektet e para ashtu siç Turqia në 12 vjet ka realizuar një sërë projektesh të tjera.
 
Erdoğan, më tej u shprej se: “Qëllimi ynë është që deri në vitin 2023 të distancojmë vartësinë nga jashtë të industrisë tonë të mbrojtjes, duke çuar në një pikë ku të realizojmë përafërsisht në 100 përqind prodhimin”.
 
Presidenti Erdoğan  duke vendosur theksin në rëndësinë e industrisë kombëtare të mbrojtjes ai u shpreh se “Tashmë duhet të plotësojmë vetë nevojat që kemi. Turqia këtë progres, e ka nisur që në vitin 2003. Nëse nuk i plotësojmë vetë nevojat tona, nuk mund të flasim për një Turqi të pavarur”.
 
– Do të shërbejë edhe në projektet ndërkombëtare të hapësirës-
 
Në qendër do të realizohen integrimet e përparuara dhe testet e mjedisit si dhe instalimi i montimit të satelitit Göktürk-1 me Satelitin e parë turk të komunikimit Türksat 6A.
 
Në qendrën e cila është afërsisht 3 mijë e 800 metër katror do të kryhet montimi, integrimi dhe testimet e satelitëve në të njëjtën kohë më shumë se një satelit dhe me masë deri në 5 ton.
 
Në qendrën e cila do të shërbejë edhe në projektet hapësinore ndërkombëtare  fillimisht do të kryhen integrimet dhe testimet mjedisore të satelitit Göktürk-1, ku pas këtyre testeve do të dërgohen në fushën e lëshimit .
 
Turqia me këtë kompleks të cilën pak vende e kanë në botë do të jetë në një aktor ndërkombëtar në të ardhmen me shërbimet që do të kryhen në këtë qendër.
 
Qendra në sajë të lidhjes direkte me aeroportet ushtarake do të heqë edhe domosdoshmërinë e transportit rrugor të satelitit dhe do të sigurojë një avantazh të madh në menaxhimin e sigurisë, kostos dhe riskut.kohaislame