Amerika po “shpërbëhet”

Më shumë se 100 mijë amerikanë janë aq të pakënaqur me rizgjedhjen e Barack Obamas si President i Shteteve të Bashkuara, sa që nënshkruan peticionin duke kërkuar që shteti i tyre shkëputet nga federata amerikane.

Këto ankesa janë vendosur në faqen e Shtëpisë së Bardhë. Shumica e 20 shteteve që janë të përfshira në listë votuan për rivalin e Obamas, republikanin Mitt Romney.

Kushtetuta amerikane nuk ofron ndonjë opsion që ndonjë nga shtetet e federatës të lë bashkësinë, ndërsa zyra e presidentit ende nuk është deklaruar për këtë.

Deri tash janë nënshkruar më shumë se 20 peticione. Vetëm në Teksas janë mbledhur 25 mijë nënshkrime, për çka autoritetet premtuan të japin përgjigje.

Herën e fundit kur shtetet janë ndarë, ndodhi Lufta Civile Amerikane.

Në këto peticione citohet Deklarata e Pavarësisë nga pushteti britanik, në të cilën themeluesit kanë cekur të drejtën e tyre për distancim nga bandat politike dhe të drejtën për formimin e kombit të ri.kohaislame

Artikulli paraprak(Video) Evropianët në “kryengritje”
Artikulli vijuesA do të rivendoset dënimi me vdekje në Turqi?