Ukrainë. Granatë në një stacion autobusi, 9 të vdekur

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur për shkak të një shpërthimi në një stacion autobusi në Donetsk të Ukrainës.

Ndër viktimat llogariten pasagjerë të autobusëve dhe një drejtues mjeti i gjendur aty pranë. Ngjarja është shënuar në lagjen Leninski, bastion i separatistëve pro-rusë. Incidenti është shënuar pak orë pas  nënshkrimit të marrëveshjes së paqes që u firmos nga rusët dhe ukrainasit, pikërisht në kohën kur ushtria e Kievit po braktiste qytetin. Shpërthimi në stacionin e autobusit u shënua pasi Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania lëshuan një thirrje të përbashkët për t’i dhënë fund luftimeve në lindje. Më shumë se 4 mijë e 800 persona janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit në muajin prill të 2014-ës. Lëvizjet rebele në lindje të Ukrainës erdhën pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në muajin mars. Javën e kaluar, 13 persona mbetën të vrarë kur një autobus u godit nga zjarri i artilerisë në Buhas, jug-perëndim të Donetskut. Ukraina thotë se Rusia ka më shumë se 9000 ushtarë që luftojnë përkrah rebelëve, deklaratë që Moska e mohon./ikub/kohaislame

Artikulli paraprakMustafa letër minatorëve të Trepçës: Jepini fund grevës
Artikulli vijuesMediat serbe: Papa ka refuzuar ta njohë shtetin e Kosovës