Ukrainë – i ftohti shkakton të paktën 18 të vdekur

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën nga i ftohti në Ukrainë, ku reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat kanë bllokuar qarkullimin rrugor, bënë të ditur të hënën burime zyrtare vendase.

“Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në vend, ku temperaturat kanë zbritur nën -15 gradë Celcius në disa rajone duke e çuar në 18 bilancin e viktimave të regjistruar që nga fillimi i dhjetorit”, theksuan burimet zyrtare ukrainase.

“Për më tepër, 133 persona janë shtruar në spital për shkak të hipotermisë”, shtuan burimet zyrtare ukrainase.

Koha e keqe, që ka goditur vendin, ka bllokuar gjithashtu qarkullimin rrugor.

Artikulli paraprakGjeopolitika e Koresë së Jugut
Artikulli vijuesNASA përplas dy satelitë në hënë